INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja cila pjesë do jetë problematike

Punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja cila pjesë do jetë problematike

Publikuar më: 11:51 26-01-2019

Auroriteti Rrugorë Shqiptarë, njofton se në kuadër të punimeve që po kryhen në segmentin rrugorë Tiranë-Durrës, do të ketë devijim të qarkullimit.

ARRSH, njofton tek City Park dhe Ford, do të ketë devijim të qarkullimit të automjeteve, punime të cilat do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këtë segment do të orientohet me një kalim.

Njoftimi nga ARRSH:

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e neë jersave me guardrela në këto dy pika të saj.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve./INTv.al

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498