INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Puma kthen Kylie-n në një kotele të egër!

Puma kthen Kylie-n në një kotele të egër!

Publikuar më: 12:45 31-03-2016
Kylie Jenner lë me gojë hapur në fushatën e Pumas.
18 vjeçarja tregon barkun e saj të sheshtë dhe këmbët e tonifikuara në foton që Puma zbuloi në faqen e saj në Instagram, të mërkurën.
Ylli i reality show-t, mbante veshur një palë reçipeta sportive të zeza, një xhaketë shumëngjyrëshe dhe pantallona të shkurtra të ngjashme, kombinuar me atlete të bardha dhe të zeza , në fushatë "e egër" të titulluar "Puma Fierce", që pritet të lëshohen në qarkullim në 1 Prill.
 
Tashmë imazhi i Kompanisë së njohur sportive ndau gjithashtu shkrepje nga fushata e saj e parë në reklamën ku ajo kishte veshur një kostum (reçipeta sportive dhe streçe) në ngjyrë blu dhe të zezë.
 
Gjatë ditës që fotoja e saj e fundit nga kjo fushatë u publikua, Kylie postoi disa video në Snapchat ndërsa ndodhej në shtëpinë e mamasë Kris Jenner me motrat Kim dhe Kourtney. Kjo e fundit shfaqej duke gatuar omletë për të dhe Kimin dhe dukej që vajzat po kalonin mirë në shoqërinë e njëra tjetrës, pasi siç duket për Kardashian, familja vjen gjithmonë e para.
 
Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928