INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet zyrtarisht videoklipi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision

Publikohet zyrtarisht videoklipi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision

Publikuar më: 20:32 04-03-2022

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka publikuar videoklipin e këngës “Sekret” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”. Ashtu siç ajo kishte paralajmëruar, videoklipi është si një përrallë dhe Ronela është personazhi i legjendave. Ditën ajo është një grua e bukur dhe mahnitëse që natën shndërrohet në përbindësh.

Producenti i këtij videoklipi është Ledion Liço dhe nuk kishte se si të zhgënjente as këtë herë. Të gjithë tashmë janë bërë kuriozë se si do të performojë Ronela në skenën e Eurovisionit. Nuk na mbetet veçse të presim muajin maj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029799938201904