INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet traileri i parë i

Publikohet traileri i parë i "Wonder Woman": Mes romancës dhe aksionit, fillon epoka e heroinave! [VIDEO]

Publikuar më: 14:05 25-07-2016

Është publikuar së fundi traileri i parë i filmit të shumëpritur “Wonder Woman”.

Personazhi i njohur i filmave komikë u shfaq për herë të parë në një film gjatë historisë së saj 75 vjeçare, në “Batman v Superman”. Pritshmëritë ishin natyrisht të larta por paraqitja e Gal Gadot në rolin gruas së mrekullive i ngrohu zemrat e fansave. Tashmë ajo vjen me një film të vetin, në trailerin e të cilit shfaqet në mes të Luftës së Parë Botërore, e gatshme për të prapsur rreziqet që sjell një botë burrash. E mbushur me skena aksion, luftëtarja e amazonës me fuqitë e mbinatyrshme duket e pakapshme nga ushtarët e thjeshtë. Filmi ku Gadot do të shfaqet krah Chris Pine do të dalë në kinema më 2 qershor të vitit 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717