INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet traileri i

Publikohet traileri i "Assassin's Creed" me Fassbender: Loja superhit kthehet në film! [VIDEO]

Publikuar më: 10:15 12-05-2016

Lutjet e miliona fansave të “Assassin’s Creed”, lojës elektronike që u kthye në një superhit duket se u dëgjuan.

Filmi “Assassin’s Creed” jo vetëm po realizohet, por sapo është publikuar traileri i cili na jep pamjet e para. Në rolin kryesor shfaqet aktori i nominuar për çmimin Oscar me rolin e tij si krijuesi i Apple Steve Jobs, gjermano-irlandezi Michael Fassbender. Filmi është i mbushur me skena aksion që të lënë pa frymë, ndërsa ngjarjet vendosen në kohën e inkuizicionit spanjoll, që përkon rreth shekujve XV-XIX (15-19). Deri tani çdo adaptim filmik i lojërave elektronike, si Tomb Raider, Resident Evil apo Silent Hill është cilësuar nga kritikët si zhgënjyes. Të shohim nëse do të thyhet mallkimi më në fund.

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031