INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Publikohet teza e Matematikës ende pa nisur provimi' [FOTO]

'Publikohet teza e Matematikës ende pa nisur provimi' [FOTO]

Publikuar më: 11:02 17-06-2019

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka denoncuar përmes një postimi në Facebook publikimin e tezës së provimit të Matematikës në Maturën Shtetërore. Publikimi i tezave është një rast i përsëritur. 

“Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e Matematikës del që në 10:00 ende pa filluar provimi? Për çfarë do t’i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?! Për meritë?! Për drejtësi?! Për cilësi?! Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak. Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?! Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion. Prandaj merreni këtë paçavure! Merreni e quajeni si të doni. Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…”, shkruan Boçi.

Sipas ish-deputetit ministrja e Arsimit, Besa Shahini duhet të largohet. “Maturë Shtetërore mos e quani më! Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj! Besa largohu një orë e më parë. Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…”, e mbyll ai shkrimin, ndërsa poston tezën.

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334