INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet kopertina e albumit

Publikohet kopertina e albumit "botëror" të MC Kresha dhe Lyrical Son! [FOTO]

Publikuar më: 12:46 25-05-2016

Gjithçka është gati!

Albumi i dy reperave të njohur, MC Kresha dhe Lyrical Son është gati për t’u publikuar, madje mund të porositet që tani. “Rapsodët N’Rap T’Sotit” titullohet realizimi i dy prej artistëve më të suksesshëm hip hop në vendin tonë dhe që tani është publikuar kopertina që do ta shoqërojë. Kopertina ka elemente shumë interesante të cilat shfaqin elementet e albumit në një realizim artistik pamor. MC Kresha dhe Lyrical Son shfaqen në version të animuar me mustaqe tipike rapsodësh (mjekra më pas është e tyre si në realitet) dhe një çifteli, i cili është dhe instrumenti i rapsodëve. Sapo dyshja prek telin e çiftelisë, një reaksion i çuditshëm ndodh dhe duket se pikërisht aty lind magjia. Kënga e parë e këtij albumi, “Ky Tipi” u publikua dy ditë më parë, tani presim të radhës. Bëhet gjithashtu me dije se albumi do të dalë në tregun botëror më 8 Korrik. Synimet duket qartë se janë të mëdha, të shpresojmë që të justifikohen.

Article Logic
Execution time: 0.004141092300415