INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet bilanci nga Covid-19 për 24 orët e fundit: Shënohen 3 viktima, ulet numri i rasteve të reja

Publikohet bilanci nga Covid-19 për 24 orët e fundit: Shënohen 3 viktima, ulet numri i rasteve të reja

Publikuar më: 16:29 22-07-2020

Gjendja nga pandemia vijon të jetë e rëndë në vendin tonë, teksa bilanci thellohet çdo ditë e më shumë. Ministria e Shëndetësis informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 raste të reja. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Sakaq, janë regjistruar edhe 3 viktima, një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.


Të larta janë edhe shtrimet në dy spitalet Covid ku janë të shtruar 124 pacientë, 20 në terapi intesive dhe 7 të intubuar.

Fatmirësisht, këto 24 orë kanë fituar betejën me Covid-19 66 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve që nga nisja e epidemisë në 2463.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 903
Durrës 215
Shkodër 204
Vlorë 98
Lezhë 82
Korçë 64
Elbasan 48
Kukës 47
Fier 40
Berat 32
Gjirokastër 22
Dibër 20

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551