INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Publikohen pamjet e operacionit te arrestimit te grupit \"Bajri\" [VIDEO]

Publikohen pamjet e operacionit te arrestimit te grupit \"Bajri\" [VIDEO]

Publikuar më: 12:23 22-09-2018

Policia e Shtetit ka publikuar pamje e operacionit të koduar \"Oaz\" që çoi në shkatërrimin e grupit kriminal \"Bajri\". I cilësuar si një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit\", edhe nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, rrjeti u godit nga policia. Njëmbëdhjetë persona u arrestuan në kuadër të hetimit 6 mujor me dhjetëra orë përgjime mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, apo vëzhgimeve dhe me dron. Dy të tjerë u shpallën në kërkim. Mësohet se ata janë shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç për të cilët gjykata ka dhënë masën e sigurisë \"Arrest me burg\".
Mes të arrestuarve është dhe Safet Bajri, pjesëtarë të fisit të tij, Bajri si dhe trajnerin i Kombëtares së Futbollit të Femrave dhe ish kandidat i PD-së për deputet, Armir Grimaj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu së bashku me Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dolën në një konferencë për median për të dhënë detaje lidhur me arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal \"Bajri\" dhe operacionit të koduar \"Oaz\". Policia publikoi videon e operacionit të arrestimit të ndërmarrë gjatë pasdites se te premtes (21 shtator) deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Emrat e te arrestuarve
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.