INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen notat e provimeve të maturës! Kryesojnë notat e ulëta

Publikohen notat e provimeve të maturës! Kryesojnë notat e ulëta

Publikuar më: 18:53 24-06-2019

Gjatë ditës së sotme 36 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë kane zhvilluar provimin e fundit te lëndëve me zgjedhje.

Ndërkohë më herët kanë zhvilluar tre provimet e lëndëve me detyrim: Gjuhën e huaj, Letërsinë shqipe dhe Matematikë.

Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e këtyre tre të fundit dhe rezultatet janë vërtetë zhgënjyese.

Numërohen rreth 2.274 nxënës që nuk kanë kaluar vetëm në lëndën e matematikës, ndërsa të vlerësuar me notën 10 kanë rezultuar vetëm 0.6 % e nxenësve ose e përkthyer në shifër 220 maturantë.

Kujtojmë që procesi është vënë në pikëpyetje nga opozita për shkak të tezave të provimit që kanë dalë para kohe, duke u shoqëruar kështu me debate të shumta se teza ishte shitur. Ndërsa Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka hedhur poshtë akuzat dhe sipas saj në provim ishte e pamundur të kopjohej.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768