INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen fotot e para të Princit të vogël Louis

Publikohen fotot e para të Princit të vogël Louis

Publikuar më: 12:52 06-05-2018

Janë publikuar fotot e parë të princit të vogël Louis. Për të festuar ardhjen në jetë të vogëlushit në familjen mbretërore dhe ditëlindjen e tretë të Princeshës Charlotte, Kate Middleton dhe Prince Wialliam kanë ndarë më të gjithë ne dy foto ku shfaqet për herë të parë Princi Louis.

Ata kanë publikuar një foto ku princi i vogël shfaqet vetëm dhe duket një fëmijë kaq i bukur dhe i gjallë. Fotoja është shkrepur më datë 26 prill, vetëm 3 ditë pas lindjes së tij.

Princi_Louis.jpg

 

 

Ndërsa fotoja tjetër është princesha Charlotte, teksa mban në krahë princin që po fle gjumë, e cila e ka puthur në ballë. Kjo foto kaq e adhurueshme dhe e ëmbël është realizuar më 2 maj, në 3 vjetorin e lindjes së Charlotte.

Princi_Louis_dhe_Princesha_Charlotte.jpg

 

Publikimi i fotove të fëmijëve është një traditë për familjen mbretërore, sepse nëse shkojmë pas në vitin 2015, një foto e ngjashme e Princit George me të motrën është publikuar edhe kur erdhi në jetë Charlotte.

 

charlotte.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779