Pas reagimit të saj të parë publik, ku kërkoi falje dhe mori përgjegjësi për veprimet e saj, Blerina Matraku ka folur sërish për videot intime me kompozitorin Adrian Hila, të cilat janë publikuar në internet.
Këtë herë, këngëtarja iu drejtua mediave, duke u kërkuar që deklaratat e saj të përcillen pa u interpretuar apo ndryshuar kuptimin e tyre.
Matraku sqaroi se nuk ka kërcënuar askënd, ndërsa kërkoi që autoritetet të hetojnë dhe të përcaktojnë se kush qëndron pas regjistrimit dhe shpërndarjes së materialeve.
“Media, mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime. Unë nuk kërcënoj njeri. Kam thënë që do ta paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot”, shkruan ajo.
Matraku shton se, nëse rezulton se videot janë regjistruar dhe shpërndarë nga personi të cilit ajo i referohet, çështja duhet të trajtohet nga autoritetet.
“E nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë çdo lot. Me këtë le të merren autoritetet, në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot. Mbyllet këtu\", përfundon këngëtarja.
