INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vallë? Ronaldo bën veprimin që nuk pritej ndaj lojtarëve të Realit! Edhe kapitenit Ramos?! [FOTO]

Pse vallë? Ronaldo bën veprimin që nuk pritej ndaj lojtarëve të Realit! Edhe kapitenit Ramos?! [FOTO]

Publikuar më: 13:41 16-09-2018

Duket se Real Madrid pa Cristiano Ronaldon nuk ka atë shkëlqimin që kishte një sezon më parë, e megjithatë Marcelo qëtëson tifozët duke thënë se është vetëm çështje kohe rikthimi i tyre.

Barazimi 1-1 me Athletico Bilbao ishte një rezultat zhgënjyes për madrilenët, të cilën humbën kreun e renditjes në kampionatin spanjoll dhe qëndrojnë dy pikë larg nga rivali i tyre i “përjetshëm”, Barcelona. Në përfundim të ndeshjes, i pyetur nëse Realit po i mungon CR7, Marcelo është shprehur se largimi i portugezit nuk duhet bërë shumë “tragjike”, pasi “Los Blancove” u janë larguar lojtarë të tjerë të mëdhenj si Raul, Zidane, dhe sërish kanë qenë më të mirët.

Të njejtën deklaratë kanë bërë edhe më parë Sergio Ramos e Daniel Carvajal i cili madje tha se numri 7 më i mirë që ka patur ndonjëherë Real Madrid, është Raul Gonzales. Mirëpo siç duket, Cristiano Ronaldo i ka “larë” duart me lojtarët e Realit dhe ka hequr nga Instagrami, Sergio Ramosin dhe Carvajalin dhe mendohet se arsyeja kryesore janë këto deklarata. Shpresojmë që edhe Marcelo të mos ketë të njëjtin fat, por në fakt ata janë shumë miq të mirë.

v_aj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328