INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse u përlot në emision?! Xhensila Myrtezaj dëshiron të bëhet sërish nënë! [FOTO]

Pse u përlot në emision?! Xhensila Myrtezaj dëshiron të bëhet sërish nënë! [FOTO]

Publikuar më: 11:29 13-04-2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka realizuar së fundmi një intervistë për “E diela shqiptare” në lagjen e saj, ku publiku e ndiqte nga shtëpitë. Në këtë intervistë, Arditi e ka pyetur Xhensilën mbi mamanë e saj që jeton në Kosovë. Këngëtarja ka thënë se ka plot 6 javë pa e parë të ëmën. “Nuk kemi ndenjur kurrë kaq gjatë larg njëra-tjetrës. Jam vajza e mamit”, vazhdoi këngëtarja dhe u përlot teksa tregoi se me përkëdheli se ëma e thërret “cocole”.

xhensila.jpg

 

E emocionuar, Xhensila ka treguar se nëna e saj i ka falur dhuratën më të bukur, që është pikërisht motra e saj. Teksa ndodhej në këtë bisedë, këngëtarja ka treguar se do shumë që ta bëjë Ajkën me motër. “Motra është dhurata më e mirë që më ka bërë mami. Unë e dua shumë fort, sa dëshira që Ajka të ketë një motër është shumë e madhe”, u shpreh Xhensila.

Article Logic
Execution time: 0.0039610862731934