INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse u nda me Gerin?! Kë nga djemtë e “Për’Puthen 2” do të zgjidhnin Ina dhe Margaret? E zbuloni tani!

Pse u nda me Gerin?! Kë nga djemtë e “Për’Puthen 2” do të zgjidhnin Ina dhe Margaret? E zbuloni tani!

Publikuar më: 16:32 28-12-2020

Ina doli çift me Gerin nga Për’Puthen por u nda më vonë ndërsa Margaret doli “single”. Po nëse do të ishin në këtë sezon, më kë do të dilnin vajzat?

Margaret Shllaku vlerëson Elvisin më shumë se të tjerët dhe thotë se do të dilte me të. Megjithatë ajo zbulon se tashmë e ka gjetur partnerin dhe është e lumtur.

Ina thotë se do të dilte në një takim 4 minuta me Atdheun, por për më shumë “nuk e di sepse është ndryshe kur i sheh dhe i njeh nga afër”.

Ndërsa nga vajzat, Ina veçon Tean dhe Anën e dytë: “Tean e kam thënë që në fillim që më pëlqen, ndërsa Ana 2 më kënaq me ato mimikat e saj, me atë indiferentizimin që tregon në shumë situata”.

Ina mendon se është e vështirë të njihesh mirë me dikë aty dhe ndoshta kjo është arsyeja pse përfundoi lidhja e saj me Gerin.-“Aty ka flirtime por nuk njihen tamam me aq takime, njëherë në javë është shumë pak. Mund të dalin jashtë dhe të kuptojnë se ai që kanë zgjedhur është shumë ndryshe“.

Mendoj që duhet të lejohen komunikimet me mesazhe, që ti ta njohësh personin më shumë”.

shka.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044021606445312