INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse u bë e famshme? TAYNA tregon arsyen dhe me siguri ju ka shkuar në mendje! [FOTO]

Pse u bë e famshme? TAYNA tregon arsyen dhe me siguri ju ka shkuar në mendje! [FOTO]

Publikuar më: 17:58 25-09-2018

Tayna është një prej repereve shqiptare më të komentuara të momentit, e cila në një kohë shumë të shkurtër arriti të bëhet pjesë e tregut muzikor shqiptar. Këngët e saj tashmë janë kthyer në hite dhe dëgjohen në çdo club. Edhe pse ka vetëm 3 këngë në repertorin e saj ato kanë gjeneruar shumë klikime dhe janë pëlqyer nga të gjithë.

Së fundmi, këngëtarja ka zhvilluar një intervistë për “Bota Sot”, ku e pyetur nga gazetari se si do të preferonte ta quanin, “Fenomeni i vitit 2018” apo një Star, ajo u përgjigj: “Njihem si Tayna, tjerat i takojnë njerëzve të vendosin”.

Ndërkohë, ajo ka treguar arsyen mbi të cilën ka arritur të gjithë suksesin dhe mbështetjen nga publiku që ka fituar deri tani, duke ia atribuar atë talentit.

“Përderisa nga të gjitha rashë në sy unë, domethënë që talenti luan ron shumë të rëndësishëm edhe është diçka që më bën të dalloj nga të tjerat. Pastaj mbështetja e njerëzve luan rol shumë të rëndësishëm, edhe pa ata nuk kisha qenë këtu ku jam. Kombinimi i dyjave më kanë sjell suksesin”, u shpreh ajo.

TE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040481090545654