INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse u afrua me Donaldin pas daljes së Beatrix? Egzona përgjigjet TROÇ, ka dy fjalë dhe për Arjolën!

Pse u afrua me Donaldin pas daljes së Beatrix? Egzona përgjigjet TROÇ, ka dy fjalë dhe për Arjolën!

Publikuar më: 18:31 30-01-2022

Egzona Rafuna u eleminua mbrëmjen e së premtes nga “Big Brother VIP”, në një nominim përballë Tanit. Ajo ka dhënë sot intervistën e parë në studion e “Fan Club”, ku u shpreh se ka menduar se mund të ishte një nga finalistet.

Megjithatë, ajo u pyet se pse u afrua me Donaldin, pikërisht pasi u eleminua Beatrix.

“Edhe jashtë, unë i afrohem njerëzve më të dobët, jo lojtar të dobët, por të dobët emocionalisht”, tha Egzona.

Ajo tregoi se nuk preferoi të bëhej bashkë me gjithë banorët, që e sulmonin Donaldin. Po ashtu shtoi se në atë periudhë, aktori ka qenë sëmurë.

Moderatorja nga Kosova u shpreh fillimisht se kur ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka hyrë me mendimin e vetëm se gjithçka ka pasur menduar jashtë, ti hidhte poshtë, ta niste nga zero, sipas news31.com.

“Doja të kisha raport personal, dhe jo nga opinionet që kisha për ta nga jashtë. Unë kam pas ndjenjë negative nga banorët edhe pse nuk më kanë folur. Fillimisht të gjithë banorët ishin entuziastë, por jo të gjithë e pritën mirë lajmin se janë edhe 5 banorë të rinj. Fillova të urrej termin ‘banorë të rinj” brenda shtëpisë”, tha Egzona.

Kjo e fundit u shpreh se ka pritur që Arjola ta priste pak më mirë, pasi njiheshin edhe nga jashtë.

“Me Arjolën kemi njohje nga jashtë, jo shumë në regata miqësore, por mjaftueshëm për të mirëpritur një banor të ri. Kam pasur një intervistë me të në emisionin tim. Pritshmëri nuk kam pasur nga Meridiani që të më priste aq mirë, befasuese ishte edhe Iliri”, tha ajo.

Egzona tha se e ka parë veten në finale, por kur u tha se janë 4 banorë, ka ndryshuar mendim.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721