INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Tayna do të limitojë koncertet?! Zbulohet arsyeja e rëndësishme! [FOTO]

Pse Tayna do të limitojë koncertet?! Zbulohet arsyeja e rëndësishme! [FOTO]

Publikuar më: 17:20 30-08-2019

Tayna është një ndër artistet më të njohura të tregut muzikor shqiptar. Ajo është shumë aktive në koncerte dhe projekte muzikore. Përveç këtyre është aktive edhe në rrjetet sociale ku e ndjekin shumë fansa, por fatkeqësisht ajo s’ka mundësi të flasë me të gjithë ata. Dhe duke u nisur nga kjo, Tayna ka vendosur para pak ditësh t’u kërkojë falje publike si për t’i bërë të ndihen më mire.

Ndërkohë që së fundmi është zbuluar një detaj interesant për karrierën e saj muzikore.

Gjatë këtij sezoni, reperja nuk do të jetë shumë e pranishme me koncerte në diasporë, e arsyen e kësaj e tregon vetë menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, në një prononcim për lajmi.net.

“Në këtë sezon do të jenë koncertet e limituara për diasporë sepse sivjet kemi në Amerikë, Kanada dhe Australi”, ka thënë Hykolli. Ai shtoi se në Evropë do të perfomojnë vetëm në disa vende më të mira, ku i kanë përzgjedhur vetë ata.

rinor.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030891895294189