INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Shqipëria nuk hap dot negociatat me BE-në dhe a ka marrëveshje Rama-Basha? Berisha e thotë me bindje të plotë!

Pse Shqipëria nuk hap dot negociatat me BE-në dhe a ka marrëveshje Rama-Basha? Berisha e thotë me bindje të plotë!

Publikuar më: 23:18 24-01-2019

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se nuk beson që të ketë një marrëveshje të fshehtë mes kryemnistrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ai thotë se në besimin dhe në bindjen e tij, nuk ka një marrëveshje të tillë.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Nëse më pyesni mua për një marrëveshje, unë ua them me bindjen time të plotë, nuk besoj se ka një marrëveshje. Jashtë besimit tim unë nuk...

Fevziu: Ka zëra për marrëveshje për një qeveri me bazë të gjerë

Berisha: Jo absolutisht, unë jam kundër.

Ish-kryeministri është ndalur edhe tek arsyet se pse Shqipërisë nuk ju hapen negociatat për në Bashkimin Europian. Berisha theksoi se moshapja e negociatave ka ndodhur për dy arsye.

Ai tregoi se arsyeja e parë është mungesa e zgjedhjeve të lira në vend, ndërsa e dyta është bllokimi i hetimit për ish-ministrin Saimir Tahiri.
“Ju garantoj se zgjedhjet nuk do të ishin ato që qenë dhe nëse nuk do të ishte penguar hetimi i Saimir Tahirit, sot do të ishin hapur negociatat. Deputeti gjerman i tha Ramës:
Ti jo vetëm që e bllokove, por sulmove prokurorin në mënyrën më të egër”, – tha Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725