INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Pse Rogerti kërkon 10 mijë EURO nga Selinës?

Pse Rogerti kërkon 10 mijë EURO nga Selinës?

Publikuar më: 09:36 16-09-2026

Rogert Sterkaj ka kërkuar asistencë ligjore pranë avokates Aurora Marku lidhur me paratë e çmimit të fituar nga Selin Bollati dhe një dakordësi të mëparshme mes tyre për shumën prej 10 mijë eurosh.

Në një video të publikuar Sterkaj shprehet se i është drejtuar asaj për të parë rrugët ligjore që mund të ndiqen, pasi, sipas tij, nuk ka mundur të kontaktojë me Bollatin.

Nga ana tjetër, avokatja Aurora Marku sqaron se bëhet fjalë për një marrëveshje verbale mes palëve. Ajo thekson se fillimisht do të tentohet kontakti me Selin Bollatin për zgjidhjen e çështjes, ndërsa nëse kjo nuk do të jetë e mundur, çështja mund të vijojë në rrugë gjyqësore.

Çështja lidhet me pretendimin e Sterkajt për shumën prej 10 mijë eurosh, për të cilën ai thotë se kishte pasur një dakordësi të mëparshme me Bollatin.