INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse rikthimi i Saturnit është fenomeni më i frikshëm në astrologji

Pse rikthimi i Saturnit është fenomeni më i frikshëm në astrologji

Publikuar më: 11:49 09-06-2017

Saturni për shumë kohë konsiderohej si mbajtës i mallkimeve.

Ai njihet si ruajtje dhe përqendrim i të gjitha energjive në vetvete, domethënë përfaqëson integrimin racional në jetë, vlerësimin e çdo situate, duke organizuar më mirë mbrojtjen e individit. Saturni është personifikimi i një miqësie të pamundur, nuk arrin t’i mbajë raportet shoqërore, por ka një forcë të madhe shpirtërore dhe shumë vendosmëri, kurajë morale dhe inteligjencë. Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e nxitin që të marrë masa, duke e shtyrë në një ambicie të llogaritur, në ftohtësi dhe në mungesë mëshire. Për shumë kohë Saturni ka qenë i njohur si bartës i fatit të keq. Në fakt edhe traditat e lidhin me tersllëkun. Materialisht Saturni përfaqëson pleqërinë, kohën e vetmisë dhe të heqjes dorë nga shumë gjëra. Në trup korrespondon me skeletin e njeriut, më dhëmbët dhe mëlçinë. Shenja shtëpiake primare e tij është bricjapi, ndërsa ajo bazë ujori.

Tranzitet e Saturnit në aspekt me planetët e lindjes

Saturni njihet shpesh si simbol i fatalitetit, i fatit të paepur dhe në fakt tranzitet e këtij planeti nganjëherë duken si diça e paepur, si një forcë që na pushton. Ato tregojnë kufijtë tanë, por, nga ky tranzit shumë i rëndë dhe ndëshkues, në të vërtetë mund të maturohemi (piqemi) dhe të bëhemi persona më të mirë, më të fortë.

Në kushte të veçanta, kur mbështetet nga tranzite të tjera pozitive (për shembull tranziti i Jupiterit që i paraprin), Saturni mund të tregojë situata të favorshme si, për shembull, realizimin e planeve të punës dhe të dashurisë.

Saturn -Ashendent
Aspektet harmonike përforcojnë rezistencën e të lindurit, maturojnë karakterin dhe japin kontroll në vetvete. Aspekti “përkrah” mund të jetë më “i rëndë” : dhe do të vlerësohet në bazë të shenjës dhe aspekteve . Aspektet negative shprehin pesimizëm , fatkeqësi dhe ndonjëherë sëmundje që lidhen me shenjën në të cilën është vendosur Ashendenti.

Saturn-Mesqiellor

Aspekti “përkrah” mund të sjellë telashe në sektorin profesional me rënie nga pozita, pengesa apo vonesa në punë. Të njëjtën gjë tregojnë aspektet negative që, përveç kësaj mund të tregojnë probleme burokratike. Aspektet positive konkretizojnë dhe përforcojnë pozicionin social dhe profesional. Aspekt i shkëlqyer për një individ që ushtron aktivitetin e tij në fushën politike.

Saturn-Diell

Aspektet harmonike përforcojnë vullnetin, sensin e detyrës dhe të sakrificës. Këto tranzite tregojnë siguri materiale. Aspekti “përkrah” dhe aspektet negative pakësojnë gjallërinë dhe mund të tregojnë depresion, lodhje, kundershtime dhe shqetësime kardiovaskulare dhe probleme me dëgjimin (në varësi të shenjës, shtëpive dhe aspekteve që përfshihen).

Saturn-Hënë

Aspekti “përkrah” dhe ato negative janë përgjithësisht të dëmshme dhe mohuese, zakonisht tregojnë një periudhë trishtimi, melankolie dhe vështirësie. Shpesh shkaktojnë humbjen e personit të dashur. Mund të jenë negative per shëndetin e një femre. Aspektet positive përmirësojnë kujtesën dhe largojnë shqetësimet emocionale.

Saturn-Merkur

Aspektet harmonike përmirësojnë aftësitë mendore dhe favorizojnë studimet, punën dhe aktivitetet tregëtare. Individi fiton mature të madhe dhe bëhet më i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij. Aspektet negative dhe ai “përkrah” mund të zbulojnë vonesa, pengesa dhe vështirësi me shtëpinë në të cilën është vendosur Merkuri i lindjes.

Saturn-Venus

Aspektet pozitive mund të ndalojnë individin t’u dorëzohet pasioneve erotike dhe favorizojnë besnikëri në raportet sentimentale. Ndërsa aspekti “përkrah” dhe ato negative priren të “shtrydhin” Venusin, duke e bërë të lindurin të ftohtë dhe antipatik. Mundësi zhgënjimi në dashuri. Zakonisht aspekti “përkrah” mund të tregojë edhe një qëndrim më të pjekur në lidhje me një histori dashurie dhe deshirën e të lindurit për të konkretizuar dhe për të bërë më të qëndrueshme një raport sentimental.

Saturn-Mars

Rezistenca fizike, vullneti dhe forca e vendosmërisë janë të stimuluara nga aspektet harmonike, që japin edhe realizëm, konkretizim dhe përqëndrim. Aspekti “përkrah” është më tepër negativ sepse përfshin dy planetët “keqbërës” të traditës astrologjike (kontrolloni aspektet). Në rastin kur Saturni është i vendosur mirë, mund të reagojë si frenim në agresivitetin e individit, që fatkeqësisht rritet nga aspektet negative. Vështirësi edhe në aktivitetet materiale.

Saturn-Jupiter

Saturn-Saturn

Aspekti “përkrah” që përsëritet rreth çdo 29 vjet thekson domethënien e efekteve të Saturnit të lindjes. Aspektet harmonike premtojnë zhvillim pozitiv të Saturnit të lindjes. Pjekuri. Aspektet negative janë dëshpëruese dhe tregojnë fundin e projekteve dhe mbylljen cikleve.

Saturn-Uran

Aspektet harmonike i mundësojnë individit realizimin e projekteve. Raste të favorshme dhe përforcim miqësie. Aspekti “përkrah” mund të ulë forcën e vendosmërisë dhe të zbusë nervozizmin në varësi të faktorëve astrologjikë në lojë. Ndërsa, aspektet negative mund të nxisin kokëfortësi, inate, pengesa dhe sfida të papritura.

Saturn-Neptun

Aspektet harmonike mundësojnë realizimin e idealeve dhe aspiratave (deshirave). Përforcon anën afektive dhe frenon prirjet e mundshme për t’u arratisur nga ambienti ku qëndron vet personi. Aspekti “përkrah” mund të frenojë krijimtarinë dhe fantazinë, ndërsa aspektet negative nxisin iluzione dhe dëshpërim.

Saturn-Pluton

Aspektet harmonike parandalojnë rrënimin e kapitaleve dhe të enegjive seksuale të individit, i cili, përmes vuajtjes mund të arrijë pjekuri dhe stabilitet të brendshëm. Përveç aspekteve veçanërisht negative, edhe aspketi “përkrah” vepron në këtë sens. Aspektet negative dëmtojnë jetën seksuale, krijimtarinë dhe fianancat.

Article Logic
Execution time: 0.0041069984436035