INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pse po zbrazet vendi? Eksperti Sulka për IN News, prej pagave të ulëta! Ja si frenohet eksodi…[VIDEO]

Publikuar më: 15:23 13-03-2019

Shqiptarët po zbrazin vendin, por jo se shtetet pritëse po na kërkojnë me ngulm, por se niveli ekonomik në Shqipëri është tejet i ulët në raport me të gjitha shtetet eurpiane. Ky është konstatimi i ekspertit të çështjeve sociale, Kastroit Sulka gjatë një intervistë për IN News. Sulka thekson se ka një rrugë që vendi të shpëtojë nga ikja masive e personave më vitalë të shoqërisë.

“Gjermania është donator dhe jo  se po kërkon punëtorë nga ne. Në mënyrë të papërgjegjëshme po ushqejmë me taksat tona tregun e punës në Gjermani. Të zvogëlohet diferenca mes pagave tona me të shteteve të tjera. Shoqëria jonë është gjithë kohës me sytë për t'u larguar,” tha për IN News Kastriot Sulka.

Po ku mund të gjenden kaq shumë para që pagat të rriten? Eksperti Sulka dha për këtë ka një përgjigje: “Mjafton që të mos të jepen tendera me 98% të kufirit limit. Po të jenë 75%-80%, mbulohen shumë paga. Një njeri që do të largohet, 16% të vendimmarrjes ka si shkak të ardhurat”.

Pse po zbrazet vendi? Eksperti Sulka për IN News, prej pagave të ulëta! Ja si frenohet eksodi…

Article Logic
Execution time: 0.0033981800079346