INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Pse nuk poston foto me ty?'/ Vesa Vllasaliu nuk përmbahet me përgjigjen për Mirlind Dakun

'Pse nuk poston foto me ty?'/ Vesa Vllasaliu nuk përmbahet me përgjigjen për Mirlind Dakun

Publikuar më: 09:19 13-08-2026

Mungesa e fotografive të përbashkëta me Mirlind Dakun duket se ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e Vesa Vllasaliut. Gjatë një interaksioni me ta në Instagram, modelja dhe personazhi publik u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë pikërisht për këtë çështje.

Një ndjekëse e pyeti pse futbollisti nuk publikon foto me të dhe pse në rrjetet sociale nuk shfaqet shumë aktiv sa i përket lidhjes së tyre.

Vesa nuk e kaloi pa përgjigje pyetjen, por zgjodhi një reagim me nota ironie, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë arsye që marrëdhënia e tyre të vërtetohet përmes postimeve.

“A qaq n’fiksim e paske a? S’ka nevojë me dhënë shenjë se të gjithë e dinë”, u shpreh ajo.

Me këtë koment, Vesa duket se i dha një përgjigje të qartë kureshtjes së ndjekëses, duke nënvizuar se ajo dhe Daku nuk kanë nevojë të publikojnë vazhdimisht momente së bashku për të treguar se janë në një lidhje.