INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk duhet ta ndërrojmë shpesh fjalëkalimin

Pse nuk duhet ta ndërrojmë shpesh fjalëkalimin

Publikuar më: 11:55 15-03-2016

Fjalëkalimi i kompjuterave, telefonave, email, apo rrjeteve të tjera sociale është një ndër proceset me të cilin ne duhet të bëjmë kujdes.

Nëse më parë e keni dëgjuar se është mirë ta ndërroni shpesh fjalëkalimin studimet e fundit tregojnë se një gjë e tillë nuk është e këshillueshme sepse ato mund të bëhen lehtësisht të thyeshëm nga hakerët.

Studimi është realizuar në universitetin e Karolinës së Veriut që tregoi se njerëzit që i ndërrojnë shpesh fjalëkalimet janë më të rrezikuar që këto t’ua zbulojë dikush.

Arsyejë fshihet në “dembelizëm”, shumica nuk mundohen dhe nuk e lodhin fort trurin që të vendosin fjalëkalime të vështira, pasi që këto i ndërrojnë shpesh dhe këtu mund të kenë qasje më të lehtë hakerët, thanë ekspertët.

“Nëse keni ndonjë fjalëkalim ‘të fortë’ nuk do të fitoni asgjë nëse e ndërroni çdo muaj. Këtë duhet ta bëni, nëse doni, çdo gjashtë muaj apo një herë në vit”, pohoi eksperti për fjalëkalime, amerikani Mark Burnet.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117