INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse një mik gay ndikon pozitivisht në jetën e një femre? 5 Arsyet që e vërtetojnë!

Pse një mik gay ndikon pozitivisht në jetën e një femre? 5 Arsyet që e vërtetojnë!

Publikuar më: 13:21 14-11-2016
Në këtë artikull, do ju paraqesim arsyet pse në jetën e një femre ndikon pozitivisht një mik homoseksual.
Edhe pse paragjykimet janë të shumta, Intv.al ju sjell  gjërat e mira që sjell shoqëria me një shok të tillë, për femrat.
 
1. Ata gjithmonë ju japin suport
Një mik i tillë është gjithmonë aty për ju. Nëse ju i kërkoni një këshillë, ata janë të gatshëm t’ju shtyjnë të kaloni periudhën e vështirë që po përjetoni. Meshkujt homoseksualë nuk kanë frikë të tregojnë emocionet e tyre, gjë që i bën të besueshëm për të tjerët.
 
2. Nuk do ju gjykojnë për lidhjen tuaj
Një mik gay, sipas Intv.al nuk do ju vinte kurrë në siklet nëse i tregoni ndonjë detaj nga jeta juaj në çift. Ai ju bën të ndiheni mirë me gjërat që bëni dhe nuk ju përmend asgjë që ja keni thënë me mirëbesim.
 
3. Evitojnë konfliktet
Nëse ndodheni në një situatë jo të mirë, një mik gay ju këshillon që ta zgjidhni në mënyrën më të mirë. Ai ju këshillon të ruani qetësinë dhe të mundoheni të komunikoni me personin që ju ka acaruar. Të ruash qetësinë në këto situata, është një ndër gjërat që shumë pak njerëz mund ta realizojnë.
 
4. Nuk ju gënjejnë
Edhe pse kjo gjë nuk është absolute, sipas Intv.al miqtë gay nuk ju bëjnë qejfin për gjëra që në fakt nuk janë. Nëse ata nuk mund ta mbajnë dot fjalën, thjesht jua shpjegojnë situatën, pa pasur nevojën t’ju gënjejnë.
 
5. Ju ndihmojnë që të dukeni sa më bukur
Femra, mos harroni se këshillat për pamjen e jashtme që ju jep një mik gay, janë më të mirat. Ai ju sugjeron gjëra që vërtet një mashkull do shikonte në pamjen tuaj të jashtme. Kur dilni për të blerë gjëra, merreni me vete, sepse është zgjidhja më e mirë.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449