INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Meghan Markle dhe Prince Harry? Ne kemi Prince Leka dhe Princeshë Elia të cilët na urojnë mjaft ëmbël festat [FOTO]

Pse Meghan Markle dhe Prince Harry? Ne kemi Prince Leka dhe Princeshë Elia të cilët na urojnë mjaft ëmbël festat [FOTO]

Publikuar më: 20:24 23-12-2017

Meghan Markle dhe  Prince Harry janë kthyer në çiftin më të komentuar së fundmi.  

Daljet e tyre publike, unazat e fejesës apo dreka e Krishtlindjeve, i vunë ata në qendër të vëmëndjes edhe në Shqipëri. Por le të kthejmë kokën nga princi dhe princesha jonë, Leka Zogu dhe Elia Zaharia Zogu të  cilët kanë zbukluruar atmosferën festive me urimin dhe postimin e tyre për festat e fundvitit.

 “Princ Leka dhe unë ju urojmë Gezuar Festat e Fundvitit! Kjo është koha e dhurimit dhe përkujdesit ndaj njerëzve të dashur. Është koha të falenderojmë të gjithë ata miq që kanë treguar miqësi dhe besnikëri të pakushtëzuar. Kjo është gjithashtu koha për të kthyer vemendjen ndaj atyre që nuk kanë fatin të kenë familjen pranë, fëmijë pa prindër apo prindër pa fëmijë, atyre që nuk kanë çfarë të vënë në sofër për të festuar…Kjo është koha për tu ndërgjegjësuar se dashuria që japim na kthehet dyfish kur është e sinqertë! Nëse do të jeni në udhëtim bëni kujdes nga ngricat dhe bora, merrni kohën tuaj dhe shijoni çdo moment! Besimtarëve të krishterë u urojmë Gezuar Krishtlindjen! Ju urojmë të gjithëve sa më shumë mbarësi dhe dashuri!,”-shkruan Elia në postimin e saj.

eliaaa_1514037612-3441544.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227