INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse femrat janë më tërheqëse për meshkujt gjatë ciklit menstrual

Pse femrat janë më tërheqëse për meshkujt gjatë ciklit menstrual

Publikuar më: 17:19 27-07-2017

Ju e dini çfarë heq përpara periodave: luhatje humori, uri e pandalshme, nervozitet i pashpjegueshëm.

Por, pavarësisht sherreve pa arsye me të dashurin, ka një anë pozitive: në 7-10 ditët përpara periodave, gruaja bëhet më tërheqëse.

Sipas një studimi të Universitetit të Oxford-it, ndryshimet hormonale nga cikli mestrual e bëjnë gruan shkencërisht më të...puthshme! Kështu siç e lexuat. Mund të mos jesh e respektueshme, e sjellshme, por je shumë më shumë pasionante.

Një tjetër studim nga Universiteti i New Castle-it tregon se edhe fytyra e gruas ndryshon gjatë fazës së ovulimit. Bëhet më simetrike, sytë më të ndritshëm, buzët fryhen, po ashtu edhe gjoksi, duke u bërë kështu më tërheqëse për sytë e gjinisë tjetër.

E kishit vënë re, apo jo? Të gjithë kthejnë kokën t'ju shohin kur jeni përpara "atyre" dhe tani e dini përse.

Article Logic
Execution time: 0.0032181739807129