INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse “e kërcënon”?! Publikohet video, zbulohet ç'ndodhi në prapaskenë mes Melisës dhe Fatjonit kur ai u largua nga studio!

Pse “e kërcënon”?! Publikohet video, zbulohet ç'ndodhi në prapaskenë mes Melisës dhe Fatjonit kur ai u largua nga studio!

Publikuar më: 16:32 04-01-2021

Melisa dhe Fatjoni ishin ndër konkurrentët më protagonistë të “Përputhen Prime” që u transmetua mbrëmjen e kaluar. Ata u takuan për të sqaruar ftohjen e Fatjonit, por ai i hodhi “benzinë” zjarrit pasi hodhi hipotezën që Melisa ka kryer marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, madje u shpreh se nëse do e tregonte, Melisa do largohej nga emisioni.

Kjo deklaratë nuk u sqarua, pasi Fajtoni nuk pranoi të fliste më tepër, ndërsa Melisa i tha të tregonte faktet. (SHIKO KETU).

Disa ditë më parë, Melisa dhe Fationi u përfshinë në një debat të ashpër në “Përputhen”. Melisa kërkoi dy takime, një gjë që Fationi nuk e pranoi. Më pas, Melisa deklaroi se nuk do dali më me Fationin dhe kjo gjë e nxehu atë, saqë ai u largua nga studio. Në “Përputhen Prime” është transmetuar se ç’ndodhi në prapaskenë mes dyshes.

Melisa ndoqi Fatjonin në studiot e televizionit, ku të dy ata vazhdimisht kërkonin të fikeshin kamerat, madje Melisa hoqi edhe mikrofonin.

Debati:

Fationi: Ik andej

Melisa: Prit një sekondë

Fationi: O Melisa do më lesh rehat?

Melisa: Një minutë të lutem, ça halli ke?

Fationi: Nuk ka shans të më trajtojë njeri mua si lolo

Melisa: Kush po të trajton si lolo?

Fationi: Nuk i pranoj unë këto gjestet

 

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148