INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS reagon pas publikimit të audiove: Provë apo inskenim për të baltosur? Të ndëshkohen regjizorët

PS reagon pas publikimit të audiove: Provë apo inskenim për të baltosur? Të ndëshkohen regjizorët

Publikuar më: 12:50 14-05-2018

Partia Socialiste ka reaguar pas publikimit të audiove nga Partia Demokratike, ku pretendohet se bëhet fjalë për një bisedë mes vëllait të ministrit Xhafaj dhe një tjetër personi të quajtur “Bashkëpunëtori X”. Me anë të një deklarate për mediet Taulant Balla i kërkoi Prokurorisë të hetojë menjëherë çështjen dhe të ndëshkojë të akuzuarin nëse ka prova ose akuzuesit e kësaj shfaqjeje.

“PD pretendon se materiali është autentik dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, kemi të bëjmë me një provë që implikon ministrin dhe të vëllain. Por a është një provë apo një inskenim për të baltosur këdo që i del përpara? Prokuroria mund t’i japë përgjigje. Në zbatim të ligjin, disponuesit e këtij materiali as të provuar dhe as autentik, duke të depozitojnë materialin në Prokurori. Prokuroria nuk duhet t’ua lërë këtë çështje akuzuesve, por duhet të fillojë hetimet. Shqiptarët të marrin vesh të vërtetën. Për ne askush nuk është mbi ligjin dhe nuk e bën ligjin. Prokuroria të mos humbë asnjë moment dhe të hetojë çështjen. Këtu ose duhet të ndëshkohet i akuzuari ose të ndëshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqje me zë por pa figurë”, – deklaroi Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225