INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS nuk përmend shkarkimin e Metës në rezolutë dhe i kërkon reflektim. Çfarë do të ndodhë me Presidentin?

PS nuk përmend shkarkimin e Metës në rezolutë dhe i kërkon reflektim. Çfarë do të ndodhë me Presidentin?

Publikuar më: 13:08 11-06-2019

Lëvizja e radhës së mazhorancës pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Metës është një draft-rezolutë, që i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë. Partia Socialiste edhe pse ka artikuluar se të enjtën mund votohet për të shkarkuar Metën nga posti i kreut të shtetit, në draft-rezolutë nuk përmendet në asnjë resht në mënyrë direkte shkarkimi i Ilir Metës. Në draf-rezolutën e zbardhur reshtohen disa pika që e konsiderojnë aktin e Presidentit të pavlefshëm dhe inekzistent. Sipas PS, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anuluar zgjedhjet.

“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”, thuhet në rezolutë.

Në vijim, shkruhet se KQZ duhet të vijojë punën për zgjedhjet lokale, me argumentin se zhdekrimi nuk ekziston dhe se Presidenca është një institucion që s’duhet të ndërhyjë politikisht në proceset vendimmarrëse.
“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre”, vijon rezoluta.

Mes këtyre argumenteve kundër Presidentit, PS i kërkon Metës të mos ndërmarrë akte të tjera dhe të reflektojë.
“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, thuhet në rezolutën e hartuar nga socialistët.

Kjo thirrje e fundit duke si një kohë që PS ia jep Presidentit për t’u tërhequr. Megjithatë, draft-rezoluta do të diskutohet të enjten në Parlament. Edhe pse nuk përmendet fjala shkarkim, drafti mund të jetë pikënisje për largimin e Metës nga Presidenca.

Më poshtë dokumenti i plotë

faqe_1.PNG

faqe_2.PNG

 

faqe_3.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.013123989105225