INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Provimi i matematikës! Në maturën e 2016, 70 maturantë marrin 10, këtë vit shtatë herë më shumë[VIDEO]

Publikuar më: 14:11 03-07-2017

Në provimet e maturës të një viti më parë ka rezultuar një administrim në provime më cilësore se këtë vit e këtë e faktojnë mjaft qartë vlerësimet në provime. Bie në sy që një vit më parë në provimin e matematikës me notën 10 u vlerësuan 70 maturantë, ndërsa këtë vit paradoksalisht 538. E nëse vjet situata politike ishte në shina këtë vit jo, pasi Ministria Lindia Nikolla u zëvendësua me një minister teknike, që mbase nuk pati kohë të mjaftueshme të merrej seriozisht me administrimin e maturës shtetërore. Një tjetër faktor ishin dhe zgjedhjet parlamentare. pasi provimet e maturës shtetërore u mbajtën përgjatë fushatës zgjedhore dhe vëmendja e qeverisë s’ka qënë maksimale.
Madje u përfol se në këto provime nga ana e mësuesve dhe administratorëve u lëshua shumë dora që partitë të merrnin më shumë vota nga votuesit e rinj që ishin maturantë. Ndaj vetëm një përbledhje notash e krahasuese në dy vitet e fundit s’do shumë koment, që të qartësohemi se këtë vit maturantë morrën nota shumë më të larta në provime se në tre vitet e shkollës së mesme.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662