INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROVIMET E MATURËS/ Lajm i rëndësishëm për maturantët, ndryshon data e provimit të parë. Ja kur do të jepet [FOTO]

PROVIMET E MATURËS/ Lajm i rëndësishëm për maturantët, ndryshon data e provimit të parë. Ja kur do të jepet [FOTO]

Publikuar më: 11:31 22-04-2019

Një lajm i rëndësishëm vjen për maturantët, të cilët do të mbyllin këtë vit shkollor. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, provimi i parë i maturës këtë vit, do të nisi në 13 qershor dhe jo në datën 7 qershor si vitet e tjera.

Ky udhëzim i ri i jep më  shumë kohë maturantëve për t’u përgatitur, duke shtyrë në kohë nisjen e provimeve.

Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj, i cili  sipas një urdhrit të  dhjetorit të vitit të kaluar do të zhvillohej në datë 7 qershor, tashmë do të zhvillohet një javë më vonë dhe do të pasohet edhe nga tre të tjerë ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë, si dhe matematikës me një diferencë në kohë me 5 ditë .

Por  veç  shtyrjes së kohës  maturantët  këtë vit do të kenë edhe disa risi të tjera, ajo e plotësimit të formularit A1, që në janar të këtij viti, i krijoi mundësi për t’u përgatitur sipas orientimit që ata  kanë zgjedhur, si edhe reduktimi i lëndëve me zgjedhje nga 24 alternativa në 8 të tilla.

Po ashtu, maturantët do të kenë vetëm një lëndë me zgjedhje si edhe do të jenë vetë ata që do të përzgjedhin gjuhën e huaj të cilën dëshirojnë të zhvillojnë në provim.

Ndërkohë këtë vit pritet që teza do të ketë një numër më të madh pyetjesh.

Për ata maturantë të cilët nuk arrijnë të kalojnë në të 4 provimet e maturës  shtetërore, do të kenë mundësi të rijapin provimin në sesionin e dytë për të mos humbur mundësinë për të aplikuar më pas në universitete.

udhezimi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031979084014893