INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provim administratës

Provim administratës

Publikuar më: 11:57 29-12-2015

E gjithë administrata publike do t'i nënshtrohet provimit të aftësisë për ushtrimin e detyrës. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, e cila u mbajt këtë të hënë.

Sipas VKM çdo punonjës e administrates do t’i nënshtrohet testimit për vlerësimin e njohurive,  ndërkohë që në bazë të rezultateve që do të arrijë, do të jetë i detyruar të ndjekë trajnimet për njohuri të reja.

Pjesë e testimit do të jenë edhe nëpunësit civil të administratës publike.

Në vendim thuhet se nga data 1 janar i vitit që vjen të gjithë punonjësit e administratës do t’i nënshtrohen testimit periodik që do të bëhet një herë në 4 vjet. Ndërkohë brenda muajit prill të çdo viti administrata duhet të përgatisë listat e nëpunësve që do t’i nënshtrohen, kësaj proçedure.

Testimi paraprak duhet të përfshijë të gjitha ndryshimet dhe të rejat që i përkasin fushës përkatëse, sipas kategorisë apo grupimit në të cilin bën pjesë nëpunësi civil.

Vendimi I ekzekutivit, gjithashtu saktëson se pas periudhës së trajnimit, parashikohet një testim i dytë që nëse nuk kalohet me sukses, do t’i kushtojë nëpunësit civil vendim e punës.

Ndërkaq, testimi do të shtrihet në vite të ndryshme, ndërkohë që lista përkatëse do të hartohet nga DAP, brenda muajit prill të çdo viti.

Në vendim ka dhe një kategori të punonjësve civilë të cilët nuk do të jenë pjesë e testimit të qeverisë. Të përjashtuar nga testimi do të jenë vetëm nëpunësit në periudhë prove, ata ta pezulluar dhe ata me leje lindjeje. Vetëm nëpunësit që janë vlerësuar ‘jokënaqshëm’ do të konsiderohen si jo të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0032508373260498