INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protokolli mbretëror/ Këto janë kodet e mirësjelljes që iu duhen mësuar fëmijëve përpara se të mbushin 10 vjeç [FOTO]

Protokolli mbretëror/ Këto janë kodet e mirësjelljes që iu duhen mësuar fëmijëve përpara se të mbushin 10 vjeç [FOTO]

Publikuar më: 12:01 20-07-2018

Për shumë nga prindërit, mënyrat më të rëndësishme të mirësjelljes janë fjalët “Të lutem” dhe “Faleminderit”. Por sipas një eksperteje të sjelljes në familjen mbretërore, janë disa pika themelore veçanërisht të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve përpara se të bëhen 10 vjeç.

Myka Meier, 36 vjeç që është trajnuar nga një ish anëtar i mirëmbajtjes së shtëpisë në familjen mbretërore, tani drejton një program në hotelin The Plaza, të krijuar për fëmijët por edhe për të rriturit.

Sipas saj rrënjosja e etiketës gjatë fëmijërisë, është një investim në të ardhmen e fëmijës tuaj. Ajo përfshin mënyrat esenciale të sjelljes, mirësinë dhe respektin, aftësitë në shoqëri dhe konfidencën tek fëmijët.

Myka thotë se fëmijët duhet të mësohen si të përdorin pecetën për të fshirë si duhet buzët, në vend që të përdorin mëngët, dhe të mbulojnë gojën kur kolliten apo tështijnë.

Është gjithashtu esenciale që ata të mësojnë mënyrat e mira të sjelljes në tavolinë si të mos përtypen me gojën hapur, të mos i mbajnë bërrylat mbi tavolinë si dhe të thonë të lutem, faleminderit dhe më fal ndërsa shfaqin “gjuhë pozitive të trupit”- të mos gromësijnë apo të kryqëzojnë krahët.

Myka thotë se ata duhet të mësohen gjithashtu të mos komentojnë paraqitjen e dikujt vetëm nëse kanë diçka të këndshme për të thënë dhe të mos bëjnë me gisht apo të ngulin sytë, apo të ndërpresin të rriturit kur janë duke folur.

Është po ashtu e rëndësishme që fëmijët të dinë të prezantojnë veten dhe të tjerët në mënyrën e duhur dhe asnjëherë të mos e thërrasin një të rritur në emër derisa t’ju thuhet që mund ta bëjnë këtë.

Ajo gjithashtu i mëson fëmijët që gjithmonë të trokasin në derë përpara se ta hapin atë – gjë që mund të shmnagë moment të çuditshme - dhe ta ftojnë dikë t’i bashkohet grupit nëse ata janë vetëm, duke qenë se kjo demonstron mënyra të mira të sjelljes dhe dhembshuri.

Sipas Myka-s, fëmijët duhet të mësojnë edhe si të përgjigjen në telefon me mirësjellje, ta ngrenë receptorin me fjalë si “Përshëndetje”, “Mirëmënëgjes”, “Mirëdita” ose “Përshëndetje, si mund t’ju ndihmoj”. Ata duhet të pyesin gjithahstu se kush po telefonon kur personi në anën tjetër kërkon të flasë me dike tjetër dhe të njohin diferencën midis zërit që duhet përdorur në shtëpi dhe atij që përdorim jashtë shtëpisë.

Myka mendon se nuk është asnjëherë shumë shpejt për të nisur trajnimin e etiketës tek fëmijët. Sa më shpejt të nisë ky edukim aq më shpejt do të bëhet ditë pas dite një sjellje normale për ta që do të jetë më e thjeshtë të përthithet. Siç është më e lehtë të mësosh një gjuhë të huaj kur je fëmijë, e njëjta gjë vlen për çdo aftësi tjetër.

NINTCHDBPICT000418740541-819x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039198398590088