INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuesit çajnë kordonin, Policia bën thirrje: Ruani qetësinë, hiqni maskat ose largohuni

Protestuesit çajnë kordonin, Policia bën thirrje: Ruani qetësinë, hiqni maskat ose largohuni

Publikuar më: 19:25 13-04-2019

Pas fjalimit të Lulzim Bashës, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë duke u ngjitur në shkallët e kryeministrisë, por nuk kanë tentuar të futen brenda. Pas këtij veprimi ka reaguar policia e cila ka bërë thirrje me megafon dhe kanë vendosur në këto momente edhe maskat kundragaz.

"Te nderuar qytetarë,

Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.

Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë.

Të nderuar organizatorë të tubimit:

Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta.

Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036418437957764