INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë në Rrogozhinë për përmbytjet: Asnjë masë në argjinaturën e Shkumbinit

Protestë në Rrogozhinë për përmbytjet: Asnjë masë në argjinaturën e Shkumbinit

Publikuar më: 18:43 11-02-2018

Banorët e fshatit Kalush në Bashkinë që e Rrogozhinës dolën në protestë për shkak të përmbytjeve. Ata akuzojnë qeverinë për mungesë të vëmendjes ashtu si dhe njësinë vendore pas përmbytjeve të përsëritura të këtij fillim shkurti. Banorët ankohen se përmbyten dy herë në vit, e se asnjë masë nuk është marrë për të forcuar argjinaturën e Shkumbinit. Protestuesit thonë se dikur përmbyteshin një herë në 20 vjet, tani po përmbyten disa herë në muaj. Banorët ankohen se vërshimi i lumit po u merr tokat dhe po u dëmton të mbjellat vit pas viti, ndërsa në protesë kishin edhe mbështetjen e Partisë Demokratike të Rrogozhinës, drejtuesit e së cilës i bën thirrje qeverisë, që të marrë masat për banorët jo vetëm të Kalushit, por të të gjithë fshatrave. Fshati Kalush në Rrogozhinë dhe Thanasaj në Lushnje janë më të prekurit nga përmbytjet në rrjedhën e poshtme të Shkumbinit.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779