INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë në Orikum. Banorët bllokojnë rrugën, i bëjnë thirrje kryebashkiakut: Ktheji sytë edhe nga ne!

Protestë në Orikum. Banorët bllokojnë rrugën, i bëjnë thirrje kryebashkiakut: Ktheji sytë edhe nga ne!

Publikuar më: 15:14 13-05-2018

Banorët e Orikumit në Vlorë janë ngritur këtë të dielë në protestë. Ata kërkojnë investime në rrugë dhe furnizim të plotë me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Protestuesit bllokuar kalimin e automjeteve për 30 minuta në urën e Izvorit. Me pankarta në duar, ata kanë kërkuar nga qeveria dhe pushteti vendor më shumë vëmendje, pasi në tre vite nuk është bërë asnjë investim.

orikum_proteste_banoret.jpg

Sipas banorëve, tashmë që sezoni turistik ka filluar, Orikumi vazhdon të vuajë nga mungesa e dritave dhe e ujit. Protesta u mbikqyr edhe nga forca të policisë, të cilët kanë qëndruar në distancë, ndërsa asaj iu bashkuan edhe përfaqësues të opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275