INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta për Teatrin, reagon Romir Zalla: Do ia fus gishtin në sy politikës

Protesta për Teatrin, reagon Romir Zalla: Do ia fus gishtin në sy politikës

Publikuar më: 17:48 27-07-2019

Artistët kanë nisur sërish betejën me qeverinë, e cila duket e vendosur për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një godinë të re.

Mes reagimeve të shumta është edhe ai i aktorit Romir Zalla, i cili paralajmëron se nëse do të shkohet drejt luftës, luftë do të ketë.

Sipas tij, prej më shumë se një viti artistët po protestojnë kundër padrejtësisë, paligjshmërisë, korrupsionit, vjedhjes dhe propagandës, ndërsa shton se përplasja finale do të jetë ligjore.

Pjesë nga shkrimi i aktorit:

‘’Është bërë një vit e gjysmë që protestohet përpara godinës së Teatrit Kombëtar, për projektin që thuhet se do të marrë jetë. Preferoj ta quaj qëndresë, megjithëse nëse kjo punë do të shkojë drejt luftës, luftë do të ketë. Është rezistencë qytetare mbi një vit e gjysmë ndaj padrejtësisë, paligjshmërisë, korrupsionit, vjedhjes dhe propagandës. Qëndresë e nisur nga artistët, të cilëve u janë bashkuar edhe aktivistë, intelektualë, studentë, gazetarë dhe qytetarë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nënshkroi mëngjesin e së enjtes marrëveshjen me artistët, se sapo të jetë në mazhorancë do të anulojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, PD-ja mori përsipër që Teatrin Kombëtar ta shpallë monument kulture, duke e ndalur përgjithmonë prishjen e tij, për t’i hapur rrugë vetëm restaurimit. Çfarë mendoni për këtë pakt me opozitën?

Ajo “kontratë” është firmosur si një akt publik, ku politika zotohet se nuk do të bëjë si t’i dojë qejfi me Teatrin dhe në dëm të tij. Personalisht nuk besoj te premtimet politike në përgjithësi. Nesër, edhe politikës së krahut tjetër “do t’ia fus gishtin në sy” nëse tallet me teatrin. Një gjë është e sigurt: Qëndresa jonë besoj se i ka bërë politikanët e të gjithë krahëve që të kuptojnë se ka ikur koha kur mund të bësh gallatë me teatrin dhe popullin në përgjithësi.’’

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617