INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta në Rrugën e Kombit/ Rama bën një hap pas, kërkon ndjesë dhe…

Protesta në Rrugën e Kombit/ Rama bën një hap pas, kërkon ndjesë dhe…

Publikuar më: 19:57 31-03-2018

Kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij, ka treguar se mund të ketë bërë gabime në vendimin e tij dhe ka kërkuar ndjesë. Po ashtu Rama deklaroi se ai do të ulet si me kompaninë, por edhe me qytetarët dhe të gjej një zgjidhje më të mirë.

Pjesë nga fjala e Ramës

E vërteta është që çdo kush prej tyre që është përdorues i shpeshtë do të përfitojë. Shumë ndotës të pa ligj të debatit politik kanë trazuar shpirtin dhe kanë humbur fillin e arsyes së njerëzve të zakonshëm

Më këtë rast duhet ta përsëris edhe njëherësh, në asnjë vendim timin nuk ka asnjë harresë ndaj ëndrrave dhe dhimbjes së tyre.

Asgjë që ndodhi sot në Kukës nuk është populli i Kukësit. Me vandalët do të silleni siç e meritojnë kundërshtarët e ligjit. Ndërsa me qytetarët, do të bashkëbisedojmë dhe do të bisedojmë se si duhet bërë.

Të gjithë kundërshtuesve që nuk kanë lidhje me krimet e sotme, se të jenë të qetë se nuk do të paguajnë njësoj si përdoruesit e tjerë të saj. Ne do të komunikojmë me kompaninë dhe banorët e zonës, për të shpjeguar se si do të behet. Brenda j më shumë se 60 ditëve, ne do të komunikojmë me të gjithë dhe tu tregojmë të gjithëve të vërtetën dhe për të bërë më mirën për të gjithë përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041