INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE, reagon Rama: Ju pres në zyrë. Unë do të doja të isha një...

PROTESTA E STUDENTËVE, reagon Rama: Ju pres në zyrë. Unë do të doja të isha një...

Publikuar më: 14:24 07-12-2018

Kryeministri Edi Rama në një dalje live në Facebook duket se i ka shtrirë dorën studentëve të cilët prej 3 ditësh po protestojnë.

Rama ka kërkuar të takojë një përfaqësi studentësh që zgjidhet nga vetë studentët për t’i dëgjuar për kërkesat e tyre. Shefi i ekzekutivit, nuk e ka fshehur dëshirën që sot të ishte student dhe jo kryeministër.

Unë kam një përshëndetje për studentët. Kërkoj një takim me ta, të pandikuar, pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve, kë të duan vetë ata. Ky vend e ka fituar prej pesë vitesh lirinë e protestave, pa frikën e plumbave.
Unë do të doja të isha sot një studentë protestues, por si kryeministër do të doja që të bëheshim bashkë për të përshpejtuar përmirësimin e Universiteteve. Shkurt fjala, detyra ime është ti dëgjoj shqetësimet e tyre në çdo rast që ata të duan. Kjo zyrë është e imja, po mund të jetë e tyre në çdo rast”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që fill pas deklaratës së kryeministrit, studentët janë shprehur se nuk duan negociata me qeverinë, pasi siç e kanë theksuar më herët ata kërkojnë që ministrja Lindita Nikolla të ulet në takim me të gjithë ata.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043