INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve! Kryeministri Rama fiksohet keq me VIDEO/MEME-t, shihni çfarë ka postuar: Jo keq dhe kjo, jo keq! [VIDEO]

Protesta e studentëve! Kryeministri Rama fiksohet keq me VIDEO/MEME-t, shihni çfarë ka postuar: Jo keq dhe kjo, jo keq! [VIDEO]

Publikuar më: 21:34 14-12-2018

E ndërsa studentët prej disa ditësh e netësh qëndrojnë poshtë zyrës së tij duke i kërkuar realizimin e 8 kërkesave të tyre, kryeministri Edi Rama ka gjetur një formë të veçantë duke i ftuar ata përmes memeve në rrjetet sociale.

Dhe duke marrë shkas nga ky lloj komunikimi i kryeministrit, duket se në rrjetet sociale, shqiptarët kanë zgjedhur ti kthehen Ramës me metodat e tij, me meme.

Ato video apo meme që i pëlqejnë më shumë, kryeministri ka zgjedhur t’i publikojë në rrjetet sociale dhe të njejtën gjë ka bërë me një video/meme të realizuar. Nën ritmet e këngës “Të Pres” të Elita 5 shfaqet një person i animuar duke kërcyer, ndërkohë që i është montuar fytyra e kryeministrit dhe shkruhet “Kur do e lëm pra”.

“Jo keq dhe kjo, jo keq”, shkroi Rama. 

View this post on Instagram

?..Jo keq dhe kjo jo keq..?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Article Logic
Execution time: 0.0042300224304199