INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, reagon policia: 84 persona janë proceduar, mes tyre 50 të arrestuar

Protesta e opozitës, reagon policia: 84 persona janë proceduar, mes tyre 50 të arrestuar

Publikuar më: 14:14 12-05-2019

Pas protestës së opozitës pasditen e djeshme, Policia ka njoftuar zyrtarisht se 84 persona janë proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore, 50 ndër ta, të arrestuar.

Sipas njoftimit të policisë, bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë.

Si edhe janë proceduar po ashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.003093957901001