INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Protestues të shumtë nisen drejt Tiranës! Ja shifrat [NUMRI]

Protesta e opozitës/ Protestues të shumtë nisen drejt Tiranës! Ja shifrat [NUMRI]

Publikuar më: 10:48 16-03-2019

Ditën e sotme në orën 11:00, pritet të mbahet protesta e katërt e opozitës së bashkuar, para kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale dhe ngritjen e një qeverie tranzitore.

Bëhet me dije, se një numër i madh protestuesish nga qytete si Lezha, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Elbasani, Kukësi, Vlora, Shkodra, Berati dhe qarku Dibër, janë nisur drejt Tiranës dhe pritet të arrijnë së shpejti, me autobuzë dhe mjete private.

Sipas PD-së, 9500 protestues janë nisur nga Durrësi, 7000 protestues nga Lezha, 4500 protestues nga Korça, 3500 nga Dibra, 2000 mijë nga Gjirokastra, 7800 nga Elbasani, 4100 nga Kukësi, 9500 nga Shkodra dhe 3400 nga Berati.

Policia është shprehur se është në gadishmëri, gjë që shikohet edhe nga gardh metalet që kanë vënë rreth Kryeministrisë.

1600 policë janë vënë në krye të detyrës për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Kujtojmë që Policia e Shtetit, e refuzoi protestën e propozuar nga opozita.

Ndërkohë nga ana tjetër, PD-ja, ka lajmëruar protestë pa afat./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0075089931488037