INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E OPOZITËS/ Policia merr masat, 1500 forca policie dhe...

PROTESTA E OPOZITËS/ Policia merr masat, 1500 forca policie dhe...

Publikuar më: 13:10 12-04-2019

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit që do të mbahet të shtunën në orën 18:00 nga opozita. Mësohet se në terren do të jenë të angazhuara rreth 1500 forca policie. Po ashtu në gatishmëri do të jenë dhe autobotet me ujë dhe gaz lotjsellës. Do të ketë edhe prezencë të efektivëve të Gardës së Republikës e cila do të ndërhyjë në rast se do të krijohen përplasje.

Si pjesë e masave të policisë do të jetë edhe bllokimi i qarkullimit të rrugëve. Përkatësisht në rrugën 'Ismail Qemali', 'Ibrahim Rugova', ato që lidhin bulevardin 'Dëshmorët e Kombit, nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca. Në këto rrugë do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve.

Nga ana tjetër opozita nuk ka dhënë një orar përfundimtar se kur do të mbyllet protesta.

Article Logic
Execution time: 0.0029737949371338