INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e minatorëve, paralajmërohet rrethim i kryeministrisë dhe përplasje me policinë

Protesta e minatorëve, paralajmërohet rrethim i kryeministrisë dhe përplasje me policinë

Publikuar më: 11:13 05-06-2018

Sindikatat kanë paralajmëruar se ditën e nesërme do të zhvilloj një protestë për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve.

Drejtuesit e sindikatave paralajmërojnë në mënyrë zyrtare se ky tubim do sjell bllokimin e institucioneve, rrethim të kryeministrisë, si dhe përplasje me policinë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Arsyeja e protestës është mosmiratimi nga qeveria i projektligjit për “Statusin e minatorit”, propozuar nga sindikata e minatorëve.

Projekti parashikon ndryshimin e viteve për marrjen e statusit të punonjësve që kanë punuar në miniera, rritje të trajtimit financiar dhe kushte më të mira sociale për punëtorët e nëntokës.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324