INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria zviceriane i bllokoi llogaritë bankare Loredanës, por JO Mozzik-ut! Dyshja u bën DISS-in me blerjen e shtrenjtë: 'Mirëserdhe në shtëpi vogëlushe'

Prokuroria zviceriane i bllokoi llogaritë bankare Loredanës, por JO Mozzik-ut! Dyshja u bën DISS-in me blerjen e shtrenjtë: 'Mirëserdhe në shtëpi vogëlushe'

Publikuar më: 17:25 24-06-2019

Loredana prej 1 muaji tashmë po përballet me një çështje ligjore kundrejt saj, e cila mund të ketë pasoja të rënda për të. Reperja akuzohet se ka zhvatur dhe mashtruar një çift zvicerian duke i marrë shuma të mëdha parash.

Prokuroria e Luzernit vazhdon hetimet për këtë çështje dhe së fundmi morën një masë duke bllokuar llogaritë e saj bankare. Reperja nuk dha asnjë koment mbi këtë temë, por gjithmonë vazhdon të surprizojë fansat.

Mozzik dhe Loredana kanë bërë një tjetër blerje luksoze dhe pamjet e saj i kanë publikuar në profilet përkatëse. Një makinë e re e markës së njohur ‘Mercedez-Benz’ që sapo është hedhur në treg është bërë e tyre. Pasi ka treguar me disa foto si duket nga jashtë dhe brenda makina e re, reperi i njohur ka shprehur emocionin edhe me fjalët: “Mirëserdhe në shtëpi vogëlushe”.

65435664_791721071244603_2064383478295691264_n.jpg

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana së fundmi patën disa probleme me drejtësinë, por gjërat po marrin për mirë dhe frytet e projekteve të reja po fillojnë të shtohen gjithmonë e më shumë. Dy të dashuruarit shumë shpejt do publikojnë edhe disa këngë të reja të cilat janë paralajmëruar prej kohësh.

f068591b-59f8-4a0c-9d79-822965c07445.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019218921661377