INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Prokuroria kërkon 2.8 vite burg për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, të akuzuar për korrupsion

Prokuroria kërkon 2.8 vite burg për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, të akuzuar për korrupsion

Publikuar më: 11:38 17-09-2018

Prokuroria kërkon dënimin me 2.6 vjet burg të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Kjo masë dënimi u kërkua pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar heqjen e së drejtës së ushtrimit të detyrës si gjyqtar për 3 vite dhe vendosjen e sekuestros vetëm për 30 mije euro ndërsa pjesa tjetër të kthehet. Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.