INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria e Kavajës: Vrasësi i taksistit i droguar

Prokuroria e Kavajës: Vrasësi i taksistit i droguar

Publikuar më: 13:36 16-12-2016

Janë kamerat e sigurisë, ato që kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së taksistit mbrëmjen e së enjtës. Është Prokuroria e Kavajës, e cila ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e taksistit Idriz Kariqi. Prokuroria thotë se viktima Kariqi dyshohet se është vrarë për grabitje, pasi në bagazhin e mjetit janë gjetur 270 mijë lekë. Po sipas organit të akuzës,  dyshohet se autori i vrasjes Musa Saraçi është i droguar.
Ndërkohë organi i akuzës kanë qënë kamerat e sigurisë së spitalit të Kavajës ato që kanë bërë të mundur identifikim e autorit të dyshuar për vrasjen, 24-vjeçarit Musa Saraçi.
Pikërisht përpara spitalit, Kariqi ishte marrë si shërbim taksit nga Musa Saraçi dhe më pas ky shtetas ka humbur dhe kontaktet me familjarët e tij.
Sapo ka mbërritur në fshatin Greth, Musa Saraçi, e ka goditur me mjete prerëse taksistin, i ka marrë mjetin dhe është larguar.

Article Logic
Execution time: 0.00319504737854