INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projektohet avioni i së ardhmes

Projektohet avioni i së ardhmes

Publikuar më: 21:31 17-03-2016

“Airport  Parking & Hotels and Imperial College London” ka dizenjuar avionin e së ardhmes për distanca të gjata.

Avioni i së ardhmes me plot 1000 vende duket se do të jetë gati për fluturimin e parë në vitin 2050. Do të ketë ekran për filma në 3D, një sallë të madhe qëndrimi.

 E veçanta është se në pjesën e brendshme të avionit do të vendosen projektorë që transmetojnë “live” atë çfarë ndodh jashtë,  duke u krijuar pasagjerëve ndjesinë se janë duke fluturuar mbi re. Kjo do të realizohet me anë të disa mini-kamerave, të cilat do të vendosen në pjesën e jashtme të avionit. Gjithashtu, avioni i së ardhmes nuk do të ketë dritare, përveç atyre të pilotëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934