INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Profile', ekspozita e Artit Mesjetar në Tiranë...[FOTO]

'Profile', ekspozita e Artit Mesjetar në Tiranë...[FOTO]

Publikuar më: 16:05 21-01-2018

“Profile” është ekspozita më e fundit e hapur në Tiranë. Një ekspozitë e cila mban firmën e artistit Eduart Karaj përmban 41 vepra dhe ndodhet në ambjentet e Destil Hostel.

Përpjekja dhe tentativa për të akumuluar dhe risjellë nga kohërat më të hershmë deri ato aktuale, trupëzimin e ideve filozofike, hyjnore simbolike dhe transparente të thelbit të jetës të origjinës së saj, të stampuara mbi pllaka druei, telajo metali e shumë material të tjera.

“Kjo ekspozitë është punuar me mateiale të ndryshmë si plastika, druri, vaj, akrelik pra kemi një ndërthurje teknikash tek të gjitha veprat.

Ndërthurja e konceptit të frymores me tokësorën e shprehur nëpërmjet simboleve si një gjuhë lidhëse treguese, por edhe mistike. Ideja ishte e thjeshtë, ty të vjen ndjesia dhe fillon e shprehesh, fillon dhe punon.

Fillon e nderton, diçka sot, diçka nesër, pra nuk është një ide fikse por fillon e piqet dalëngadalë pra duke ardhur duke u pjekur dhe duke dalë veprat” – tha artisti Karaj në intervistën për InTv.

Një marrdhënie periferike evidentohet dhe ngjizja e metaleve me drurin, ka dhe rikthim te pikturimi në pllaka druri të frymëzuara prej Egjitit të lashtë e mesjetës ku trajtësohen më vonë dhe si ikonë e artit bizantin I cili e përgatit telajon e drurit me shumë fanatizëm  e dashuri.

“Profile” e kam vendosur pasi janë kryesisht portrete. Sidomos portretet të cilët kanë një llojë përballje me njëri tjetrin, që vështrojnë tek njeri tjetri,gjithashtu kemi edhe disa skulpura që përsëri janë portrete. Më janë dashur 5 vite punë për të realizuar këtë ekspozitë” – shtoi më tej artisti Karaj.

Në fund Karaj tha se misioni  çdo artisti është të transmetojë mesazhe positive, mesazhe inkurajuse. Besoj tek e bukura, e bukura i ndihmon njerëzit, e bukura i çliron, i shëron.

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.45.56.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.11.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.45.54.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.45.58.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.12.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.45.53.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.00.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.09.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.13.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.01.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.15.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.02.jpegWhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.45.55.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.18.jpegWhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.18_1.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.05.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.06.jpeg

WhatsApp_Image_2018-01-21_at_13.46.08.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0042400360107422